Hani Elezit

Se bashku me nje qellim
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Fjala e mirė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Habi
WebMaster/Administrator
WebMaster/Administrator
avatar

Numri i postimeve : 170
Join date : 12/02/2008

MesazhTitulli: Fjala e mirė   Sat Feb 16, 2008 5:41 pm

Fjala e mirė



Allahu i Lartėsuar na mėson qė ta themi fjalėn e mirė ēdo ditė dhe nė tė gjitha rastet. Ai na udhėzon gjithashtu qė tė pėrmbahemi nga pėrdorimi i fjalėve tė kėqija dhe fjalėve tė shejtanit. Ai thotė: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull fjalėn e mirė si pema e mirė, qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart, E qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet nė ēdo kohė. Allahu pra u parashtron njerėzve shembuj, ashtu qė ata tė mendojnė.” (Ibrahim, 24-25)
Allahu na vė nė dijeni se Ai pranon prej nesh fjalėn e mirė dhe veprėn e mirė. Ėshtė gjithashtu Ai qė na jep fuqi, pushtet dhe njė pozitė tė lartė nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr. Allahu i Lartėsuar thotė: “E ti robėrve tė Mi thuaju: "Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira, pse djalli ndėrsen mes tyre, e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut." (Isra, 53)
Allahu na udhėzon me kėtė ajet qė tė themi fjalėn e mirė dhe tė flasim me dashuri me njerėzit, ndryshe do t’i humbim ata. Djalli do tė luajė rolin e tij pėr tė na ndarė dhe pėr tė krijuar armiqėsi midis nesh. Edhe nėse ekziston ndonjė mosmarrėveshje, armiqėsi, grindje, konflikt midis dy personash, muslimani duhet tė thotė fjalėn e mirė dhe tė bėjė mė tė mirėn pėr mėnjanimin e tyre.
Fjala e mirė ėshtė ajo ēka njerėzit duhet ta kuptojnė qė tė pėrfitojnė prej saj, ta ndjekin atė dhe t’i nxisin tė tjerėt tė veprojnė si ata. Fjala e keqe sjell pasoja tė kėqija pėr ata qė i shqiptojnė.
Muslimani duhet tė shikojė sjelljet e tij, mėnyrėn e tė folurit dhe ēdo gjė qė bėn. Nėse nuk e bėn kėtė, ai nuk do tė mund tė kėrkojė nga tė tjerėt qė tė veprojnė ashtu; ju nuk mund t’u kėrkoni tė tjerėve tė bėjnė atė qė ju nuk e bėni. Allahu i Lartėsuar i fajėson ata qė predikojnė njė gjė, por bėjnė njė gjė tjetėr.

Vėllezėr tė dashur!
Fjala e mirė dhe fjala e keqe dalin qė tė dyja nga e njėjta gojė dhe pasqyrojnė personalitetin, pikėpamjen, sjelljen dhe brendėsinė e individit. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, na mėson tė themi fjalėn e mirė, ose tė heshtim. Nė njė rast tjetėr, i Dėrguari alejhi selam na kėshillon tė kontrollojmė gjuhėn (tė folurit), nėse duam qė tė kemi sukses dhe tė jemi tė shpėtuar.
Mos harroni! Ata qė janė tė mirė, kanė edhe bashkėshorte tė mira. E kundėrta ėshtė gjithashtu e vėrtetė. “Tė kėqijat (gra ose fjalė) janė pėr tė kėqijtė edhe tė kėqijtė janė pėr tė kėqijat, ndėrsa tė ndershmet janė pėr tė ndershmit edhe tė ndershmit janė pėr tė ndershmet. Ata janė tė pafajshėm nga ajo qė u thonė atyre. Ata kanė falje tė madhe dhe furnizim tė begatshėm.” (Nur, 26)
Nėse dėshironi tė shlyeni mėkatet dhe gabimet tuaja, duhet tė merrni nismėn pėr tė bėrė mirė pėr veten tuaj dhe pėr tė tjerėt. Kontrolloni veten nėse jeni midis njerėzve tė mirė apo jo. Qė tė bėheni tė mirė dhe tė thoni tė mirėn, duhet qė ushqimi juaj tė jetė hallall, shtėpia juaj tė jetė e rregullt, tė visheni mirė dhe pastėr, mėnyra juaj e tė jetuarit tė jetė e mirė dhe e pastėr. Vetė ju duhet tė jeni i ndershėm, i sinqertė, zemėrhapur dhe i drejtė. Kur tė pėrpiqeni e t’i zotėroni kėto cilėsi, pa dyshim qė mund ta thoni tė vėrtetėn dhe fjalėn e mirė.



_________________
"Respekto qe te jesh i respektuar"



Kontakto :
habi_117@hotmail.com
ys_boys@hotmail.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hanielezit.ch
 
Fjala e mirė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hani Elezit :: Besimet fetare :: Feja Islame-
Kėrce tek: