Hani Elezit

Se bashku me nje qellim
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Habi
WebMaster/Administrator
WebMaster/Administrator


Numri i postimeve : 170
Join date : 12/02/2008

MesazhTitulli: GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU   Mon Feb 18, 2008 4:17 pm

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU
1405-1468



Gjergj Kastrioti lindi nė Krujė dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė mesme i cili ishte i obliguar qė Perandorisė Turke ti paguajė tatim. Nė mėnyrė qė tė sigurojė besnikėrinė e prijėsve lokal Sultani i merrte djemtė e tyre dhe i dėrgonte nė Turqi. Gjergj Kastrioti pėrcjelli shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke dhe qė i emėruar Iskender Bay qė nė turqishtė do tė thotė princi Aleksandėr.

Ai qe i dalluar si njė nga oficerėt mė tė mirė nė disa skuadra Otomane nė Azinė e Vogėl dhe Europė, pėr ēka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundėr Grekėve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnė se ka mbajtur lidhje tė fshehta me Raguzė, Venedikun, Vladislasin e Hungarisė si dhe Alfonsin e V tė Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali ēka e bėri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral tė disa provincave tė Shqipėrisė.

Mė 1443, gjatė betejės kundėr Hungarezėve te Nishi (Serbia e sotme), ai e lėshoi ushtrinė Otomane dhe shkoi nė Krujė. Nė kalanė e Krujės Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipėtarė, flamurin e kuq mė shqiponjė tė zezė dykrerėshe nė mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unė lirinė, ate e gjeta kėtu, nė mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti tė bashkojė tė gjithė princat Shqipėtar nė qytetin e Lezhės (Lidhja e Lezhės, 1444) dhe ti udhėheqi ata nė luftėn kundėr Turqve.

Gjatė 25 viteve tė ardhshme ai luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20.000 ushtarė, me ushtrinė mė tė fuqishme tė asaj kohe dhe arriti qė tė dal fitues pėr 25 vjetė tė tėra. Mė 1450 Ushtria Turke qe e udhėhequr nga vetė Sultan Murati i II i cili vdiq gjatė rrugės duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herė tė tjera , mė 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhėheqi ushtrinė Turke kundėr Skenderbeut dhe dėshtoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujėn 24 herė dhe dėshtoi tė 24 herėt.

Pėr njė tė katėrtėn e shekullit Skenderbeu ndaloi invazionin Turk nė Evropėn Katolike.

Pasė vdekjes sė tijė mė 1468 nė Lezhė nga shkaqet natyrore, ushtarėt e tijė u bėnė rezistencė Turqve pėr 12 vjetė. Mė 1480 Shqipėria definitivishtė u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetėn vorrin e Skenderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn ate dhe morrėn eshtrat e Skenderbeut pėr tė cilat besohej se sjellin fat. Mė 1480 Turqit ndėrmorrėn invazionin nė Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijė nuk mbetėn tė pėrmenden vetėm nė tokat Shqipėtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do tė kishte egzistuar sikur tė kishte njė udhėheqės sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorė gjithashtu kanė gjetė inspirimin e vetė nė mjeshtėrinė ushtarake tė tijė. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi njė vjershė kushtuar Gjergj Kastriotit. Tė njejtėn gjė bėri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operėn e cila titullohet Scanderbeg.

Skenderbeu sot ėshtė hero nacional i Shqipėrisė. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur nė nder tė tijė anembanė Shqipėrisė dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės.



_________________
"Respekto qe te jesh i respektuar"



Kontakto :
habi_117@hotmail.com
ys_boys@hotmail.com


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Feb 18, 2008 4:21 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hanielezit.ch
Habi
WebMaster/Administrator
WebMaster/Administrator


Numri i postimeve : 170
Join date : 12/02/2008

MesazhTitulli: Re: GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU   Mon Feb 18, 2008 4:18 pm

Pesqind e ca vjet mė parė, vendi ynė, Shqipėria, quhej Arbėri dhe banorėt e saj - arbėr. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithė vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarė nė principata tė mėdha, sipas familjeve tė shquaraqė kishin nė krye. Ndėr mė tė pėrmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt nė Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotėt nė Shqipėrinė e Mesme dhe Aranitėt e Zenebishtėt, nė Jug. Por principata mė e madhe nisi tė bėhej ajo e Kastriotėve, qė e vendosi qendrėn nė Krujė dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin.

Bujqit punonin tokat, barinjėt kullosnin bagėtitė nė bjeshkėt e pasura, tregtarėt merrnin rrugėt e karvaneve ose anijet pėt tė shkuar larg nė pėrendim e nė lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmė qytetet. Nė majat e maleve e nė shpatet e thepisura ngriheshin kėshtjella, ku armiqtė nuk ngjiteshin dot lehtė. Vetėm se fisnikėt arbėr, ashtu si zotėrit europianė tė njėjtė me ta, bėnin shpesh luftė midis tyre pėr zgjerimin e pronave dhe tė pushtetit.

Pesėqind e ca vjet mė parė...

Njė popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretėtirat e Azisė, po i jepte goditje vdekjeprurėse Peradorisė Bizantine dhe kishte vėrshuar nė Ballkan, duke i futur tmerrin gjithė Europės. Ata ishin turqit osmanllinj. Herė pas here ata sulmonin edhe Arbėrin me hordhitė e tyre tė panumėrta, grabisnin e kėrkonin taksa tė rėnda e haraq nga bujarėt e banorėt vendas. Por princėt nuk kishin mundur deri nė atė kohė tė bėheshin tė gjithė tok pėr ta luftuar kėtė armik tė pėrbashkėt. Popullsia luftonte, por detyrohej tė merrte malet pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve.

Nė fillim tė shekullit XV osmanllinjėt arritėn ta vinin nėn sundim gjithė Arbėrin. Gjon Kastrioti, me miqėsin e krushqi tė shumta me princėt e tjerė shqipėtar, por edhe me marrėveshje me Venedikun, arriti t“i zgjeronte shumė zotėrimet e tij nė mes tė Shqipėris sė atėhershme. Kėtu kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme, qė lidhnin Arbėrinė me vendet fqinje, pra Perėndimin me Lindjen. Dhuna dhe mizoritė e osmanllinjve qė donin ta fusnin gjuhėn, zakonet dhe fenė e tyre, ia kishin bėrė popullit jetėn tė padurueshme. Arbėrit ishin tė gatshėm tė ngriheshin pėr tė shporrur grabitqarėt osmanllinj, pėr tė rifituar lirinė e begatinė e humbur.

Gjon Kastrioti, duke e ndjerė vetėn mė tė fortė se kurrė i shpalli luftė Turqisė, bile arriti edhe disa fitore kundėr disa taboreve tė saj nė trojet shqiptare. Por Sulltani, i tėrbuar nga zemrimi, mblodhi njė ushtri tė madhe dhe nisi kundėr shqipėtarve qė ishin tė pakėt nė numėr. Me zjarr e me hekur ajo e pėrshkoi gjithė vendin dhe e detyroi pėrsėri Gjon Kastriotin tė pranonte kushtet e Sulltanit. Kėtė herė kushtet ishin shumė mė tė rėnda: Gjonit iu morėn tė gjitha kėshtjellat, pėrveq asaj tė Krujės dhe zotėrimeve nė tokat e Matit, taksat iu bėnė edhe mė tė rėnda dhe ai kthehej nė vasal tė Sulltanit.

Po Sulltani kėtė radhė u tregua edhe mė dinak...

...Porsa kishte mbaruar lufta, nė portat e Krujės u duk njė grup i madh kalorėsish me jataganė ngjeshur nė brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbėshtjellė rreth kokės. Nė krye tė tyre Hajredin beu, i dėrguar nga Sulltani me njė ferman sa njė qarqaf tė bėshtjellė si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me tė shpejtė dhe zuri kokėn me duar. Sulltani, nė shėnjė besnikėrie i kėrkonte peng tė katėr djemėt e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogėl. Kėtė Gjoni nuk e kishte pritur . Q“tė bėnte?! I dėrguari i Sulltanit priste duke ngritur dorėn kėrcėnueshėm nė drejtim tė Stambollit.

Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Pėr probleme tė rėndėsishme e tė vėshtira ai dėgjonte gjithmonė mendimin e tyre. Po tė mos ia jepte djemtė, tėrbimi i Sulltanit do tė binte mbi Arbėrin, ndėrsa djemtė ishin jeta e tij, shpresa e sė ardhmes pėr vendin.Prijėsit arbėr qėndruan tė heshtur pėr njė qast. Pastaj, mė tė rinjtė, u ngritėn gjithė vrull duke kundėrshtuar kėrkesėn e Sulltanit. Mė tė vjetrit, pasi i peshuan mirė punėt nė interes tė Arbėrisė, u ngritėn njė nga njė duke iu lutur Gjonit qė tķ jipte djemėt, ndryshe tėrbimi i Sulltanit do tė kalonte nė zjarr e nė hekur qindra mijėra djem tė tjerė arbėr.



_________________
"Respekto qe te jesh i respektuar"



Kontakto :
habi_117@hotmail.com
ys_boys@hotmail.com


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Feb 18, 2008 4:22 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hanielezit.ch
Habi
WebMaster/Administrator
WebMaster/Administrator


Numri i postimeve : 170
Join date : 12/02/2008

MesazhTitulli: Re: GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU   Mon Feb 18, 2008 4:20 pm

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT

Rėndėsia e epokės sė Gjergj Kastriot – Skėnerbeut


1. Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman

Lufta njėshekullore e ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe vendosja nė to e sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė fetare e kulture tė shqiptarėve.


Vershimet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqėruan mė vrasjen e shumė njerėzve, dhe me rrėnime e grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi kėshtu dėme tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė veēanėrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan.
Qytetet shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn tiparet e fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua jeta kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe fshati u dėmtua rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė blektorisė shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesėn mė aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik.

Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar fuqishėm nė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet qė ndodhėn nė fushėn e pronėsisė pėrcaktuan prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė shekujve tė sundimit osman.

Sundimi osman shkatėrroi formėn e pėrparuar tė pronės feudale mbi tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e pakufizuar tė shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė sistemin e timarit, njė formė e kapėrcyer e pronės feudale ushtarake qė pėrcaktoi prapambetjen e gjithanshme tė vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė Shqipėri qė tė rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste.

2. Rėndėsia luftės antiosmane

Lufta njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, veēanerisht epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriot - Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė tė madhe tė viseve shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi banorėt e viseve tė paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn pėr dėbimin e pushtuesve tė huaj. Ajo pati gjithashtu njė varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr historine tonė kombėtare.

Lufta kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn njė udhėheqje tė vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e shqiptarėve dhe nė forcimin e unitetit kombėtar tė tyre, kudo qė ata banonin, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat, tregimet, e kėngėt popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt e Italisė.

Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Skėnderbeut, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e shqiptarėve dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės.

Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve tė cilėt bėnė tipare dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė shqiptarėve. Ajo u shndėrrua nė simbol krenarie pėr tė kaluarėn e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershėm frymėzimi pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr rifitimin e lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit kombėtar.

Lufta shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė veēantė edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra vjet me rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e Perandorisė Osmane, kur ajo ishte nė kulmin e fuqisė sė saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė barrierė e fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė, duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore dhe zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre.

Kjo luftė e bėri tė njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve u vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė shekujve si shembull i luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra shkencore dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė ndryshme tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe luftės sė udhėhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar tė ngritura nė sheshet e qyteteve evropiane.

3. Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės

Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.


4. Gjergj Kastriot - Skėnderbeu - Hero Kombėtar

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.

_________________
"Respekto qe te jesh i respektuar"



Kontakto :
habi_117@hotmail.com
ys_boys@hotmail.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hanielezit.ch
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hani Elezit :: Shkenca shoqerore :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: